THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË PROJEKT

 

SËRBOALBANOPOLIS – ALBANOSËRBOPOLIS*,
QYTET PAJTIMI I SHEKULLIT 21 MIDIS SËRBËVE DHE
SHQIPTARËVE
*Projekt i deponuar në institutin federal të pronësisë intelektuale në Beograd, muaji shkurt
2005 nën numurin A-47/05/1 dhe nr. rendor 1621

©copyright, të gjitha të drejtat i mban autori Vojislav D. Deviq

 

 

AUTOR I PROJEKTIT

VOJISLAV  D.  DEVIQ,
akademik MSA, profesor i urbanizmit, ing. arh. diplomuar
këshilltar i Institutit Gjeografik të SANU “Jovan Cvijiq”

NOVI SAD, SËRBI

 

 

NOVI SAD, 1991 – 2007

 

 

1.  VËREJTJE INTRODUKTIVE

Thirrja për pjesëmarrje në projektin SËRBOALBANOPOLIS-ALBANOSËRBOPOLIS, QYTET PAJTIMI I SHEKULLIT 21 MIDIS SËRBËVE DHE SHQIPTARËVE i dedikohet:

-    Si themelues: Sërbisë dhe Shqipërisë, Bashkimit Europian, Federatës Ruse,     SHBA-    së dhe Kombeve të Bashkuara.
-   Donatorëve dhe themelatave mirëbërëse të mëdhenj:shteteve, unioneve, federatave, kompanive, kishave, organizatave humanitare.
-       Si donatorë:Të gjithë sërbëve, shqiptarëve dhe personave të tjerë me vullnet
bamirës të kombësive të ndryshme.

Me qëllim që projekti të mos mbetet vetëm si utopi, është e mjaftushme që ta përkrahë,  në fillim, vetëm një shtet i Bashkimit Europian, qeverija e një shteti europian, një kishë krishtere, një bashkësi islamike, një mbret ose trashëgimtar i fronit, ose një menaxher-bamirës, i cili do ta përkrahë seriozisht këtë projekt dhe të ndihmojë llobi min në Sërbi, Shqipëri, Bashkimin Europian, SHBA, Federatën Ruse dhe në Kombet e Bashkuara.

Teritori i pajtimit medial, ku të realizohet projekti do paraqitet me providencën e Zotit, ndoshta diku në kufirin midis Sërbisë dhe Shqipërisë, ndoshta në luginën e lumit Drini i Bardhë, midis maleve Koritnik dhe Pashtrik.

Gjith të tjerat t’ia lëmë Zotit të madh!

 

Për grupin e iniciativës

. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
akademiku MSA VOJISLAV DEVIQ, profesor i urbanizmit,
këshilltar i Institutit Gjeografik të SANU “Jovan Cvijiq”
autor i idesë konceptore SËRBOALBANOPOLIS-ALBANOSËRBOPOLIS

 

Adresë:
Vojislav Deviq, Rr. Milosh Bajiq 7, 21000 Novi Sad, SËRBI
tel: 064/2213-256 E-mail: atelje_devic@yahoo.com
www.idobravoj.com

 

2.  VIZIONI, MISIONI DHE QËLLIMET E PROJEKTIT

Konfliktet dhe luftrat që tronditin planetën Tokë nuk i nevojiten as Zotit as njeriut por  vetëm grupeve të caktuara që nxjerin përfitim nga përleshjet qoftë ekonomikisht qoftë duke mbajtur ose rritur fuqinë e tyre politike, fetare, nacionale ose ushtarake. Çmimi i suksesit dhe “përparimit” të  këtyre qëndrave të fuqisë, siç na tregon dhe vërteton gjithmonë historia, shpejt ose vonë përfundojnë si fitorja e Piros dhe fitore vetëshkatëruse, jo vetëm për këto grupe, por sidomos, për popujt e grindur dhe gjithë njerëzimin. Transformimi i energjisë destruktive në energji konstruktive midis popujve të grindur nuk mund të arrihet me asnjë forcë, as me izolim, as në kohë të shkurtër, as në të gjithë teritorin e konfliktit. Nga ana gjeostrategjike Europa ka dy rrugë të mbara për një zhvillim të qëndrushëm stabilizues. Rruga e parë është ajo e Zvicërës që me neutralitetin e saj të jetë balancë midis qëndrave të fuqisë ekonomike dhe politike aziatike dhe amerikane. Për këtë rrugë Europa duhet të bëhet unike. Që të unifikohet dhe të bëhet e bashkuar me  gjitha varietetet spirituale, kulturore, natyrore, politike, ekonomike dhe biologjike, ajo duhet të integrojë teritorin e saj më të vjetër, ”Europën e parë”, burimin e artit të shkrimit, urbanizmit dhe komunikimit që kjo është Sërbia, domethënë teritorin që për mileniume të gjata alternativisht ka qënë në çaste e kërcënuar, shkatëruar dhe djegur, në çaste e rregulluar me plan, e kolonizuar dhe ndërtuar nga perandoritë e ndryshme dhe nga fuqit e mëdha. Europa nuk mund të jetë stabile në qoftë se në teritorin e saj, në Ballkan, në një pjesë të Sëbisë, në Kosovë dhe Metohi, të ketë një vatër konflikti i cili, në çdo moment, mund të destabilizohet dhe të shpërthejë luftën me proporcion të gjërë.

Konflikti i sotshëm në trojet e Kosovës dhe Metohisë midis Sërbëve dhe Shqiptarëve të cilët kanë ardhur nga Kaukazi, Azerbaxhani i sotëm, nën kontin vizantin Gjergj Maniakun në Sicili në vitin 980 dhe më vonë në vitin 1043 në trojet sërbe, vazhdon me ndërprerje për disa shekuj me radhë dhe nuk mund të zgjidhet në mënyrë paqësore për deri sa të mos zgjidhet konflikti i intereseve midis popullit sërb dhe atij shqiptar. Dhe në qoftë se janë të sakta teoritë dhe hipotezat se Shqiptarët janë pasardhësit e fiseve ilire autohtone Albanoi (këtë hipotezë që Shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve e hedh plotsisht poshtë fakti se gjuhët e Ilirëve i përkasin bashkësisë gjuhësore kentum) konflikti i interesave midis dy popujve nuk mund të zgjidhet përgjithmonë nga asnjë forcë, nga asnjë bombardim i paktit të NATO-s, nga asnjë focë paqësore të OKB-së, UNMIK-ut, dhe nga asnjë shpallje të një anëshme të pamvarësisë. Këtë konflikt mund ta përfundojnë vetëm shtetet e Sërbisë dhe Shqipërisë me ndihmën e Bashkësisë Europiane, Federatës Ruse, SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara.

Në këtë kohë kur shqiptarët me çdo kusht, me ndihmën e mentorëve të perëndimit, kërkojnë pamvarësinë e Kosovës dhe Metohisë dhe shkëputjen nga Sërbia amë me qëllim që të realizojnë ëndrat e tyre shekullore për krijimin e Shqipërisë të madhe, shteti i Sërbisë krahas me ofertën për zgjidhjen e autonomisë themelore të mbikëqyrur brënda kufijve të shtetit të Sërbisë duhet,  në marrëveshje me Shqipërinë, të paraqesë dhe projektin  SËRBOALBANOPOLIS, qytetin e pajtimit midis Sërbëve dhe Shqiptarëve. Me këtë do ti tregojë e vërtetojë qytetarëve të vet,  Europës dhe entitetit botëror, ndonse pika e valës dhe trazisë është e lartë, ka mundësi me forca të përbashkëta të organizohet, në fillim në një teritor të kufizuar, bashkëjetesa  e përbashkët  e dy palëve të futura në grindje besimi, nacioni dhe kulture.

Kjo jetesë e përbashkët mund të planifikohet dhe  organizohet në një qytet të ri special të themeluar për këtë qëllim. Ky qytet për jetën e përbashkët të Sërbëve dhe Shqiptarëve mund të quhet SËRBOALBANOPOLIS dhe ALBANOSËRBOPOLIS ose thjeshtë QYTET I PAQES.

Çfarë duhet të ndodhë midis Sërbëve dhe Shqiptarëve që të ndërpritet grindja, urejtja, vrasjet dhe luftat për primatin se kush është më i vjetër në Ballkan, cili ka më shumë popullsi dhe cilit shteti i përket Kosova dhe Metohija?A na duhet neve një luftë e re ballkanike dhe konflikt europian i cili mund të përhapet në të gjithë planetën?Kush dëshëron që të derdhet gjaku i Sërbëve dhe Shqiptarëve dhe për llogarinë dhe përfitimin e kujt tjetër? A mundet ndonjëherë të bëhet bashkimi i Sërbëve dhe Shqiptarëve? Historia e deritanishme tregon se kjo s’është e mundur. Mendimi i autorit është se bashkimi i Sërbëve dhe Shqiptarëve mundet ose s’mundet të bëhet, por është e nevojshme që ata të takohen dhe të pajtohen dhe pikërisht për këtë pajtim të dy popujve bëhet ky propozim i projektit urbano-paqësor SËRBOALBANOPOLIS në një eksteritor të zgjedhur.

Autori dhe grupi iniciativ e vlerëson këtë projekt si një “punë të shekullit” si për Sërbët dhe Shqiptarët ashtu dhe për të gjithë në Europë! Shkurt të themi, projekti SËRBOALBANOPOLIS inaguron mundësinë e jetesës bashkësore të Sërbëve dhe Shqiptarëve në një hapësirë eksteritoriale urbane të planifikuar dhe zgjedhur posaçërisht për aktivitete  multifetare dhe multikulturale, i cili jep mundësi për jetesë të përbashkët të kombeve me fe dhe kulturë të ndryshme pa ndryshuar identitetin origjinal.

Si vërtetim se ky qytet pajtimi nuk është një kapric ose një avanturë kalimtare
duhet që në marrëdhëniet midis Sërbëve dhe Shqiptarëve, në rradhë të parë  që shtetet amë, pra Sërbia dhe Shqipëria duhet të aprovojnë dhe garantojnë gjëndjen speciale eksteritoriale të SRBOALBANOPOLIS–ALBANOSËRBOPOLIS ku forcat dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara do të mbajnë qetësinë rendin dhe organizatën publike.

Në qoftë se Sërbët dhe Shqiptarët nuk do të kenë projekte me interes të përbashkët sërbo-shqiptar (nuk është e mjaftushme as vetëm decentralizimi i pushtetit dhe prezenca  e KFOR-it, UNMIK-ut, NATO  paktit, as  pamvarësia e kontrolluar, as autonomia esenciale, as autonomia e kontrolluar) atëherë do të hapet kutia e Pandorës me një ciklus të ri lufte, gjaku dhe tmerri jo vetëm në Kosovë dhe Metohi. Më shumë do vuajnë njerzit e pafajshëm Sërbë dhe Shqiptarë. Kush do të ketë leverdi dhe përfitim nga lufta e re Sërbo-shqiptare?

 

3.  LOKALITETI  PËR  REALIZIMIN  E  PROJEKTIT

Sipas mendimit të autorit një nga lokalitetet për ndërtimin e SËRBOALBANOPOLIS-it, nga ana gjeopolitike dhe gjeostrategjike, do të ishte ripin kufitar midis Sërbisë dhe Shqipërisë ndoshta afër Prizrenit në luginën e lumit Drini i Bardhë ose në një vënd që do ta caktojnë së bashku Sërbët dhe Shqiptarët, fuqitë e mëdha dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Realizimi i projektit SËRBOALBANOPOLIS-it, për herë të parë në Historinë e këtyre dy popujve do të ndodhë që në një teritor të caktuar neutral të realizohet takimi i barabartë,  pajtimi dhe jeta e përbashkët dy kombeve me fe dhe kulturë të ndryshme.

 

1

 

Foto 1. Harta e një pjese të Ballkanit ku posaçërisht akcentohet pozita kufitare
midis Sërbisë dhe Shqipërisë si një hapësirë potenciale për realizimin e
SRBOALBANOPOLIS-it – ALBANOSËRBOPOLIS-it

 

4.  KONCEPTI  URBANO-ARKITEKTONIK

Sipërfaqia totale minimale e tokës që duhet për realizimin e projektit është afro 900 hektarë. Bazën për zgjidhjen urbanistike të SRBOALBANOPOLIS-it,  ose  QYTETI PAJTIMIT paraqet modeli i OLIMPIJAPOLIS-it*, qyteti i paqes të padhunuar, i cili ka kaluar selekcionin zyrtar në kongresin botëror të urbanistëve në Belfast, në Irlandën Veriore në vitin 1996.

(*Prjekti OLIMPIJAPOLIS është shpallur në librin tregjuhësh “ Projektet e tolerancës-mondializmit, ekumenizmit dhe fesë ortdokse“ në botimin e institutit sloven, Novi Sad, 1996, faqe 134-139. )

Koncepti urbano-arkitektonik parashëkon që motivi qëndror dhe nyja e gjithë kompleksit të qytetit do të jetë pallati i pajtimit të Sërbëve dhe Shqiptarëve si dhe kulturat globale  dmth. ajo që bashkon njerzit në Tokë, dmth. kultura e shpirtit dhe trupit (aktivitetet sportive dhe kulturore)brënda hapësirës jeshile të parkut të pajtimit.

Pallati i Pajtimit (1) i projektuar në përputhje me rolin edulativo-paqësor që i dedikohet. Ay duhet të paraqesë simbiozën e stileve të ndërtimeve sërbe dhe shqiptare ornamentet dhe proporcionet. Përmbajtja e brëndëshme e hapësirave ekspozituse, salla e negociatave,  marrëveshjeve dhe aktiviteteve kulturore janë me konditë të programit të historianëve sërbë dhe shqiptarë. Ky program duhet të paraqesë historinë e konfrontimit dhe të bashkëjetesës, luftës dhe paqes midis këtyre dy popujve, projektet destruktive e konstruktive dhe ngjarjet nga ardhja e shqiptarëve me dukën e bizantit Gjergj Maniakun prej Sicilije në trojet sërbe në vitin 1043 deri në ditët e sotme(Shqiptarët kanë ardhur në Sicili rreth vitit 980 nga Kaukazi-Azerbaxhani i sotëm). Qëllimi edukativo-etik i këtij pallati pajtimi dhet të jetë që çdo konflikt të ardhshëm midis Sërbëve dhe Shqiptarëve të shqyrtohet dhe të zgjidhet në vënd, po ashtu gjithkush që kalon nëpër të ta kuptojë me të vërtetë fatalitetin dhe absurditetin e të gjitha luftrave, shkatërimeve dhe konflikteve.

 

2

Foto 2. Ide-plan i zoningut ideal SËRBOALBANOPOLIS-ALBANOSËRBO-
POLIS i cili do ti përshtatet lokalitetit të zgjedhur.

Në parkun e pajtimi (2) në rrypin jeshil rreth pallatit, planifikohen terene sportive për trajnime dhe ndeshje sportive si dhe një park i vogël i tehnollogjive moderne dhe inovacionet.

Në unazën e dytë energjitike dhe shërbimeve komunale (3)planifikohen ndërmarjet publike komunale, dyqanet e artizanatit, kafenetë dhe kolektorët energjitikë (mullinj me erë, kolektorë djelli... ).

Në unazën e tretë të banimit, biznisit dhe turizmit (4) planifikohen banesat familjare, shumëfamiljare dhe kolektive për rreth 50000 banorë(gjysmë sërbë gjysmë shqiptarë) me lokale turistike dhe të biznisit.

Në unazën e katërt të kulturës dhe fesë (5) planifikohen shtëpi kulture për shoqëritë nacionale kulturore dhe ateljetë e artit si dhe objektet fetare (tempujt dhe varezat;për Sërbët tempull ortodoks dhe për shqiptarët xhamit ëdhe kishat katolike ose kishë ortodokse në qoftë se ka shqiptarë ortodoks).

Në unazën e pestë të prodhimi, bujqësisë dhe pyjeve (6), planifikohen repartet industriale të prodhimit ekollogjik, prodhimi ekollogjik i frutave e zarzavateve dhe pyjeve si një rreth biosferik i SËRBOALBANOPOLIS-it.

Të gjitha unazat janë të lidhura midis tyre me rrugë automjetesh dhe aleje këmbësore. Hapësira urbane e Sërbëve dhe Shqiptarëve është e ndarë në mënyrë specifike që këto sipërfaqe të përputhen në anë cemtripetale dhe dridhen njëri karshi tjetrit gravitacionalisht.

3

Foto 3. Koncepti i hapčsirčs pčr ndarjen teritoriale tč pjesës sërbe dhe shqiptare të qytetit dhe ideja e zgjidhjes të trafikut të SËRBOALBANOPOLIS-it

Harmonia e bashkëjetesës të Sërbëve dhe Shqiptarëve realizohet me ndihmën e hapësirës urbanistike sipas modelit të shpërndarjes spiralo- balancuese të harmonisë të unazave sferike.

 

5.  ASPEKTET  ORGANIZATIVE

  • Sipas mendimit të autorit të projektit, SËRBOALBANOPOLIS mund të ndërtohet me shoqëri akcionare, ose në ndonjë mënyrë tjetër që do ti japë mundësi qytetit të bëhet poligon për çfaqjen e vullnetit të Sërbëve dhe Shqiptarëve të paktën në një teritor të kufizuar që të jetojnë në paqe të qëndrushme, dhe vullnetin e Bashkësisë Europiane, Federatës Ruse, SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara që Kosova e Metohia të mos jenë më vatër e konfliktit midis fuqive të mëdha.

 

  • Të gjithë subjektet institucionale (Sërbia, Shqipëria, BashkimiEuropian, Federata Ruse, SHBA, Kombet e Bashkuara) do të jenë plotësisht subjekte juridike të pa varur, nënëshkrusë të dokumentit për themelimin e SËRBOALBANOPOLIS-it dhe garantë  sigurimi të tij të vazhdushëm,  ndërsa të drejtata dhe obligimet do të caktohen sipas Statutit të SËRBOALBANOPOLISIT.
  • Funcionet e nevojshme të përbashkëta të SËRBOALBANOPOLISIT do të jenë në disponim të trupit koordinus ( të përbërë prej nga një anëtar-përfaqësus të Sërbisë, Shqipërisë, Bashkimit Europian, Federatës Ruse, SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara) të cilët do të marrin parasysh këto pika:

-Respektimi i Statutit të SËRBOALBANOPOLISIT(Neni i parë cakton se asnjë
banor i SËRBOALBANOPOLISIT nuk mund të mbajë armë dhe nuk mund të
regrutohet e të thiret në ushtëri as të Sërbisë as të Shqipërisë.
-Respektimi i destinimit të objekteve për funcionim dhe aktivitete të ndryshme
nga ana e të gjithë banorëve dhe turistave.
-Kodeksi i sjelljes
-Mirëmbajtja objekteve të përbashkëta, dhe
-Sigurimi i SËRBOALBANOPOLISIT.

  • Realizimin e projektit do ta udhëheqë Konzorciumi për realizimin e SËRBOALBANOPOLISIT i përbërë nga themeluesit dhe mirëbërësit.

 

 6.  VLERAT  ORIENTUSETË INVESTIMEVE *

 

Nr.

 

                        Përshkrimi i shpenzimeve **

    Shuma e shpenzimeve
(mil. Euro)

prej

deri

1

Shpenzimet e grupit iniciator(përpunimi i konceptit të projektit dhe
programit, analiza e lokalitetit, plani i biznesit, prezantimi i projektit
lobimi për realizimin e projektit)

 

3

 

5

2

Shpenzimet e regjisë të konzorciumit për realizimin e projektit

7

12

3

Inspektimi dhe servisi jurist

9

15

4

Shpenzimet për blerjen e tokës në sipërfaqe rreth 900 ha

10

20

 

5

Shpenzimet e projektimit dhe ndërtimit të pallatit të paqes dhe kulturës globale me sipërfaqe rreth 10. 000 m²

 

19

 

38

 

6

Shpenzimet e projektimit dhe ndërtimit të parkut të paqes me mobiliarin e parkut, shatërvanet, çesmat, ndiiëimin dhe terenet sportive
me sipërfaqe prej 19 ha

 

57

 

114

 

7

Shpenzimet e projektimit dhe ndërtimin e unazës energjitike dhe shërbimit komunal(ndërmarjet publike, dyqanet e artizanatit, kafenet
kafiqet, mullinj me erë, kolektorë solar) sipërfaqe rreth 18 ha

 

72

 

122

 

8

Shpenzimet e projektimit dhe të ndërtimit të unazës të banesave, biznisit dhe turizmit në sipërfaqe rreth 341 ha( për rreth
50 000 banorë – rreth 1. 100. 000 m²)

 

797

 

1594

 

9

Shpenzimet e projektimit dhe ndërtimit të unazës së kulturës(shtëpitë
specifike të kulturës dhe shoqëritë nacionale kulturore dhe ateljetë e
artit) dhe religjionit(tempujt dhe varezat) në sipërfaqe rreth 36 ha

 

76

 

132

 

10

Shpenzimet e planifikimit dhe realizimi i kompleksit të prodhimit,
bujqësisë, dhe pyjeve me vaditjen në sipërfaqe rreth 440 ha

 

44

 

88

 

11

Shpenzimet e projektimit dhe ndërtimit të rrugëve hyrëse, stradave,
stacioneve të trenit, autobuseve, parkimeve dhe infrastrukturës(pajisja
elektroenergjitike dhe informatike, ujësjellsidhe kanalizimet, termosje-
llsit, alejet, parqet, portat, sistemi i sigurimit etj. )

 

246

 

402

 

SHPENZIMET TOTALE

1340

2542

   
*  Sipas çmimeve të tokës, projektimit dhe ndërtimit në Sërbi
**  Në vlerësimin e investimeve nuk janë konsideruar shpenzimet e sotme të autorit, të grupit të iniciativës, Agjensisë Kërstiq si dhe të drejtat e autorit Vojislav Deviqit

 

7.  BURIMET E FINANCIMIT

Projekti parashikon që themeluesit(Sërbia, Shqipëria, Bashkimi Europian, Federata Ruse, SHBA dhe Kombet e Bashkuara) do finansiojnë shpenzimet e blerjes të tokës, ndërtimin e infrastrukturës, pallatit dhe parku të pajtimit, unazës komunale dhe energjitike, unazën e bujqësisë dhe pyjeve, rregullimin e  gjithë hapësirave të bashkëta, ndërsa korparatat, donatorët dhe personat privatë do financiojnë ndërtimin e unazës të banesave, biznisit, dhe turizmit të SËRBOALBANOPOLISIT.
Me gjithë se çmimi i realizimit të projektit( midis 1, 3 dhe 2, 6 miliardë euro)*, për disa  themelusë potencialë do duket i madh, ajo mund të jetë më e vogël, se është reale të pritet që me një marketing të mirë si donatorë mund të paraqiten:

-   Pronarët e tokave(shteti, kisha dhe pronari privat), të cilët do të dhurojnë parcelat e tokës të nevojshme.
-   Fondacionet.
-   Kishat.
-   Bankat.
-   Kompanitë e sigurimit
-   Firmat e projektimit
-   Firmat e ndërtimit
-   Prodhuesit e materialeve dhe pajisjeve për ndërtim
-   Prodhuesit e eko-tehnollogjisë
-   Hotelierët si dhe
-   Persona privatë krishterë dhe muslimanë. . . .

. . . . . . të cilët do kontribojnë realizimin e projektit dhe do të shënohen për jetë në historiatin e këtij qyteti unik të pajtimit.
Për këtë qëllim parashikohet  që realizimin e financimit ta bëjë FONDACIONI “SËRBOALBANOPOLIS - ALBANOSËRBOPOLIS”.
Për këtë rast investimi i 1, 3 deri 2, 6 mlrd. euro për qetësimin e tensionit, dmth në sigurimin e vet, nuk guxonte të ishte problem sidomos për fondet e Bashkimit Europian. Të përmëndim shpenzimet për mbulimin e stadiumit të futbollit Vembli kanë qënë mbi mlrd. eura. Në qoftë se Europa ska para për ndërtimin e SËRBOALBANOPOLISIT–ALBANOSËRBOPOLISIT  por ka para për mbulimin e stadiumeve  atëherë ajo ska interes për paqen në Kosovë e Metohi.

*    Më në fund të nënvizojmë:Me gjithë se shuma e investimit duket e madhe, ajo është më pak se 1 promilë e shumës që harxhohet përvit në botë për armatim dhe luftra.

 

8. PËRSE PROJEKTI SËRBOALBANOPOLIS – ALBANOSËRBO-POLIS – QYTET I PAQES ËSHTË UNIK NË BOTË DHE FARË E NDRYSHON ATË NGA GJITHË PROJEKTET E TJERA

  • Ky qytet i paqes nuk ndërtohet në një vënd banimi egzistus. Ay ndërtohet në një

vënd të ri natyror në teren të pafajshëm pa preokupatë të historisë.

  •   Në këtë QYTET TË PAQES asnjë popull nuk do të ketë një epërsi historike si

ardhës i parë dhe themelus i qytetit. Të dy popujt konstitutivë, si Sërbët dhe                   
Shqipëtarët do të jenë njëkohësisht barabar themelusë dhe banorë të qytetit.

  •   Paqja dhe sigurimi në këtë QYTET TË PAQES do sigurohet nga eksteritoriali i

tij se ay nuk do të jetë as pjesë e Republikës të Sërbisë as pjesë e Republikës të
Shqipërisë. Paqen, rendin dhe organizimin, gjatë periudhës tranzitive, do ta mbajnë forcat dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara, Federatës Ruse dhe SHBA.

  • Banorët e QYTETIT TË PAQES mund të bëhen ata sërbë dhe shqiptarë që pa         

presion dhe vullnetarisht nënëshkruajnë Kartën e vendosjes e lirë në vëndbanim
të SËRBOALBANOPOLIS – ALBANOSËRBOPOLIS ku deklarojnë se janë
dakord me rregullat e sjelljes, banimit dhe krijimtarisë në këtë qytet:
1. Heqje dore nga përdorimi i armëve dmth. asnjë banor i QYTETIT TË PAQES
nuk mund të mbajë dhe përdorë armë as për palën Sërbe ose Shqiptare.
2. Aprovimi i Kartës mbi të drejtata e njeriur të Kombeve të Bashkuara.
3. Aprovimi i Kartës Europiane mbi të drejtat fundamentale.
4.  Mosbraktisja e identitetit nacional, fetar dhe kulturor.

  • Koncepti urbano-arkitektor parashikon që motivi qëndror dhe nyja e gjithë kompleksit të qytetit të jetë pallati i pajtimit midis Sërbëve e Shqiptarëve si dhe

kultura globale, ajo që lidh njerzit në planetë dhe që është kulturë e shpirtit dhe trupit(aktivitetet kulturore dhe sportive) brënda zonës të parkut jeshil të pajtimit.

  • QYTETI I PAQES do jetë dhe EKOPOLIS sepse planifikon dhe ndërton sipas  rregullave të biourbanizmit dhe bioarkitekturës. Ndërtohet në vënd të shëndosë me materiale të shëndoshë natyror dhe gjithë qyteti ka planin e furnizimit me energji duke përdorur në maksimum energjinë solare, të erës, biogasit, pompa termike dhe të gjitha inovacionet tehnollogjike që mbrojnë ambijentin e jetës. Kështu SËRBOALBANOPOLIS-ALBANOSËRBOPOLIS do bëhet qytet ekollogjik sprovus i qëndrushëm.

 

  • Harmonia e bashkëjetesës midis Sërbëve dhe Shqiptarëve do realizohet nëpërmjet

të hapësirës urbane sipas modelit të spiralës balancuse në shpërndarjen e harmonisë të sfero-unazave. Lëvizja në avenitë, bulevaret ose rrugët, banoret ose vizituesit e SËRBOALBANOPOLISIT- ALBANOSËRBOPOLISIT kalojnë nëpër ambiente, hapësira, stile e arkitekturë sërbe e shqiptare.

  • Për inkurajimin e banorëve të parë të QYTETIT TË PAQES do bëhet e mundur

që 5 deri në 10 vjet të çlirohen nga taksat si dhe të kenë benifikime dhe privilegje
të nivelit social, shëndetësor, pensionist dhe familjar, sepse qyteti do të ketë status
si zonë e lirë padoganore dhe status paqësor të KB POLIS dhe EURO POLIS  
paqësor.

 

9. MENDIMET E PERSONAVE TË ANKETUAR

Gjashtë muaj para fillimit të bombardimeve të NATO-s( 7. tetor 1998. ) arkitekti Deviq ka dërguar konceptin-ide SËRBOALBANOPOLIS, qytet i bashkëjetesës, tolerancës dhe pajtimit midis Sërbëve dhe Shqiptarëve në shekullin 21, medijeve të vëndit dhe instituteve paqësore në botë. Medijet e kanë mbajtur projektin nën embargo më shumë se dy vjet. Nga bota ky projekt ka marrë përkrahje nga Anglija dhe Rusija. ”Politika”e para dhe e fundit e ka shpallur lajmin për egzistencën e këtij projekti paqësor vetëm në numurin e vitit të ri 30, dhe 31 dhjetor 2000, 1, dhe 2 janar 2001.

Në vitin 2002 ky projekt është botuar si broshurë katërgjuhëshe(sërbisht, anglisht, frën-gjisht, dhe gjermanisht)”SËRBOALBANOPOLIS – qytet pajtimi i shekullit 21 “si edicion i “Prometeut“ nga Novi Sadi me recensionin e kolegëve të çquar nga esnafi urbanistik, z. Branko Bojoviq, këshilltar në IAUS dhe prof, dr Miodrag Raleviqi, kryetar i Shoqërisë të urbanistëve të Sërbisë.
Recensioni i Branko Bojoviqit, arkitekt, këshilltar specialist në Instituti e Arkitekturës dhe Urbanizmit të Sërbisë (Beograd, dhjetor 1999. )

Idea e kolegut tim të ri zotit Vojislav Deviq për Sërboalbanopolisin më duket interesante dhe e mundëshme për realizim. Shkaku për këtë vlerësim të kësaj idee është më shkurt kjo: Shekulli i njezetë të cilit po i afrohet fundi, mendoj se ka qënë shekulli i konflikteve të mëdha nacionale dhe ideollogjike më të mëdha në historinë e njerzimit. Njëkohësisht shekulli 20 neve që e mbajmë mënd na tregon se përpjekjet e njerzëve dhe popujve për hapësirë jetësore është e vazhdushme, e fortë e këmbëngulse se sa përleshjet e tjera njerëzore, bile dhe ideollogjike. Konflikti midis Sërbëve dhe Shqiptarëve vërtet është konflikt për hapësirë jetësore që zgjat disa shekuj dhe është shpejtuar në 150 vjetët e fundit duke marrë forma të ashpra dramatike.

Pajtimi midis Sërbëve dhe Shqiptarve, nga ana humane, nuk mund të shmanget. Në qoftë se pajtimi i Sërbëve dhe Shqiptarve nevojitet, pra duhet të jetë dhe në qoftë se mundet, e me sa duket mundet, atëherë kjo mund të bëhet në një formë të hapësirës urbane i cili  sipas natyrës të tij vendos kufizime dhe tolerancë, hapësirë në të cilën çdo e drejtë e njeriut dhe lirija kanë konditë dhe kufizim nga e njëjta e drejtë dhe liri e njerzëve tjetër. Për këtë qëllim idea e Sërboalbanopolisit e zotit Vojislav Deviq do ketë vlerrën e saj të plotë dhe nga ky shkak unë e përkrah atë ide. ”

Ekstrat nga mendimi dhe përkrahja e doc. dr Miodrag Raleviqit, d. i. a. pesident i Shoqërisë të Urbanistëve të Sërbisëpër realizimin e idesë të SËRBOALBANOPOLIS, qytet i pajtimit të popujveve në konflikt (Beograd, janar 2000. )

Idea e « QYTETIT TË PAQES » që na ka propozuar i nderuari kolegu prof. ark. Vojislav Deviq në embrionin dhe konceptin e tij në tërësi ka në vetvete një vleftë universale të vazhdushme për të cilat është krijuar dhe ndaj të cilave synon e gjitha kultura urbane si sot ashtu dhe në të ardhmen.

Universaliteti i «QYTETIT TË PAQES »  e tejkalon idenë e krijimit fillestar të tij si «SËRBOALBANOPOLIS» ose «ALBANOSËRBOPOLIS», (qytet i pajtimit të  dy popujve ), veç tani ka një mesazh tjetër, të cilin duhet ta inkuadrojmë në gjithë konceptet, modelet dhe qytetet e sotëm si një vlerë bazë e caktuar, ndaj të cilës duhet të synojë kultura ( e ardhme ) urbane .

Vlera themelore e mesazhit të «QYTETIT TË PAQES » drejtohet në ndërtimin e ambienteve multietnike urbane si simbiozë e përbashkët për atë që paraqisin banorët e tij prej formave të tyre origjinale, tradicionale ( spirituale-etnollogjike ) të jetesës dhe në asnjë mënyrë nuk lejon ”anullimin, tejkalimin negimin ” për vendosjen e diçka të re që mund të refuzohet nga komunitetet që jetojnë në qytet.

Praktikisht nga modeli i «QYTETIT TË PAQES » mund të përdoret dhe të realizohet në praktikë idea e ”krijimit” të tij gradualisht nga momenti i sotshëm, kështu që popujt do të drejtohen ndaj respektimit të vlerave të civilizimit që kanë etno-bashkësitë e tjera, me të cilat ndajnë të njëjtin ambient, mandej të ndërtojnë ambiente të përbashkëta të jetesës dhe banimit, punën dhe prodhimin ta aplikojnë për krijimin e rrjetës të sistemeve të shërbimit komunal dhe gjithë këto ti lidhin dhe integrojnë në një bërthamë të bashkët. Dhe më në fund si kurorë e jetës të përbashkët është formimi i pallatit-tempull që i dedikohet realizimit të pajtimit sipas vlerave te përbashkëta të realizuara dhe vlerave të jetës të përbashkët.
Nga faktorët e huaj relevantë që kanë dhënë mendimet mbi projektin janë këta:
Fondacioni i paqes Bertran Rasell nga Notingemi, Britani e Madhe ( Shkurt 1999 ) dhe Komiteti ndërkombëtar i paqes dhe çarmatimit në dete dhe oqeane prej Moske, Federata Ruse ( Shkurt 1999 ).
Këto shkrime mund të shëkohen në sajtin www. idobravoj. com nën srbalbanopolis

 

10.  MBI AUTORIN E PROJEKTIT

Lindur në vitin 1952 në Novi Sad. Ka diplomuar në degën e urbanizmit të fakultetit Arkitektonik të Beogradit më 1977. Ka specializuar urbanizmin në Universitetin PARIS VIII në Sen-Deni 1982/3. Është zgjedhur si profesor në Akademinë ndërkombëtare slovene të shkencave, arësimit dhe artit në Moskë viti 1995. Dekoruar me medalien e Shekullit të ri «Kush është kush » viti 2000 për «suksese të çmuara që kanë indikuar   në jetën tonë dhe në fusha të tjera » nga ana e Institutit Baron «Kush është kush» prej Kalifornije, SHBA. Në vitin 2005 është zgjedhur si këshilltar i Institutit Gjeografik të SANU ”Jovan Cvijiq” në Beograd.

Ekspert hetus, teoricien, prakticist i planifikimit të hapësirës, urbanizmit, arkitekturës, mbrojtjes të trshëgimit në ndërtim, ekollogjisë, futurollogjisë dhe projekteve gjeostrategjike. Pjesëmarrës në dhjetra simpoziume shkencore dhe specialiste të niveli të shtetit të Sërbisë, Jugoslavisë, Europës dhe të botës me referatet e tija si autor. Bashkëpuntor dhe autor i dhjetra planeve dhe projekteve urbanistike. Autor i një numuri të madh artikujsh të botuar në shtypin e përditshëm dhe special.

Autor i librave:

Projektet e tolerancës, mondializmit, ekumenizmit dhe fesë ortodokse, 1996(në tre gjuhë); Gjeneallogjija e fshehtë dhe e panjohur urbanistike e Novi Sadit, 1996, ;A mundet tërmeti të kërcënojë sigurencën e Novi Sadit?, 1998, ;Mesazhi Etiko-ekollogjik kolegëve Arkitektë dhe Urbanistë të Mileniumit të III, 1999. (në 5 gjuhë e çmuar në salonin Urbanistik në Nish, i njëjti vit) dhe Sërboalbanopolis-qytet pajtimi i shekullit XXI, 2002 ( në 5 gjuhë);Koncepti-ide i tempullit pankrishter për takime dhe pajtime të Shën-Jovanit Kryqëzorit, 2003 (dygjuhëshe)

Autor i Hartave:

Harta e objekteve kulturore të Vojvodinës, 2002. ( në gjuhën sërbe dhe angleze );Harta Kulturo-historike e Sremski Karlovcit, 2003(sërbisht, anglisht);Auto harta kulturo-historike e pallateve të Vojvodinës 2004(sërbisht-anglisht);Harta kulturo-historike-gjeografike e Frushka Gorës të shënjtë 2005, (sërbisht-anglisht);Info harta e objekteve të Vojvodinës dhe Novi Sadit 2005, (sërbisht-anglisht);Info Harta e objekteve të Novi Sadit, Beogradit, KA Vojvodina dhe të Republikës të Sërbisë 2006, (sërbisht-anglisht)

Mbrojtës i shesheve të Novi Sadit, varezave dhe kishave. Partizan i ekollogjisë, krijus i idesë model-biopolisit qytet me harmoni dhe shëndet, olimpijanopolisit-qytetit të balancuar të paqes padhunë, dituri-polisit të përgjëruar qytetit vulë me barijera tolerance, asketopolis-strategji e qytetit vetëkufizus, Konakët ekumenikë afër vëndit të shënjtë te  Marija e përborët në Tekije, strategjia anashkalim i jetës të qyteteve në shekullin XXI,  Frushka Gora si Mal i shënjtë i tretë etj.
Anëtar: 

  • Shoqëria e arkitektëve të Novi Sadit
  • Asociata e urbanistëve të Sërbisë
  • Asociata e artistëve aplikatorë dhe disajnerëve të Vojvodinës
  • Instituti sloven në Novi Sad
  • Instituti europian për kërkimet e slovenëve të lashtë në Londër
  • Akademija ndërkombëtare slovene e shkencave, kulturës dhe artit në Moskë

4

Foto 4. Autori SËRBOALBANOPOLISIT-ALBANOSËRBOPOLIS Vojislav Deviq

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

5

 

 

6

vlasnik sajta:Vojislav Dević | administratori:Milan Šijakov, Mario Maleš